16.5 C
Tirana
10 / 04 / 2026

Vizitoi Shqipërinë një vit më parë/ Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr pasaportën shqiptare

Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut është pajisur me pasaportë shqiptare.

Vendimi për t’i dhënë pasaportën shqiptare është miratuar me një dekret të veçantë nga Presidenti Bajram Begaj ditën e sotme.

Në dekret thuhet se bazuar në ligjin 113/2020, Eric Adams i jepet shtetësia shqiptare dhe ky dekret hyn menjëherë në fuqi dhe botohet në Fletoren Zyrtare dhe shtohet se Adams u pajis me pasaportë shqiptare me kërkesë të tij vetë.

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut ishte më parë për një vizitë në Shqipëri, në tetor të 2025 ku u takua dhe me kryeministrin Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x