20.5 C
Tirana
13 / 05 / 2026

Vizita e parë zyrtare/ Macron vjen sot në mbrëmje në Tiranë, zbulohet arsyeja pse nuk ishte i pranishëm në Samit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të mbërrijë pasditen e sotme në Tiranë, për t’iu bashkuar punimeve në samitin e Procesit të Berlinit.

Macron nuk mundi të ishte i pranishëm prej mëngjesit të sotëm kur liderat e Ballkanit Perëndimor, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u pritën nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Arsyeja është se gjatë kësaj kohe, Macron ishte duke zhvilluar një mbledhje me krerët e sigurisë në Francë, pas rritjes së alarmit për rrezikun nga sulmet terroriste të nxitura nga konflikti Izrael-Hamas.

Pasi të mbërrijë sot në Tiranë, Macron do të pritet nga presidenti Bajram Begaj ditën e nesërme rreth orës 08:45.

Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

-Interpretohet  himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x