Zgjedhjet në SHBA mbahen më 5 nëntor, por procesi ka nisur tashmë prej disa ditësh për amerikanët që votojnë me postë.
Këtë zgjedhje e bëri edhe ish-presidenti amerikan, Barack Obama, i cili votoi në Çikago.
Momentin e votimit, Obama e ka pasqyruar përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale duke përshkruar në detaje procesin.
“Kam votuar me postë”, thotë ai në video, duke shtuar me shaka: “Është një justifikim i lehtë dhe i mirë për të përshëndetur disa fqinjë”.
Në vijim ai ka ftuar votuesit në rast se votojnë me postë, ta bëjnë këtë menjëherë.
“Pavarësisht mënyrës se si votoni, sigurohuni që ta bëni”, thotë Obama.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026
- PD mobilizohet kundër hartës së re territoriale, urdhër degëve për protesta - 06/08/2026