Shqipëria luan në “Air Albania” ndaj Polonisë, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për fatet e grupit E.
Me nje supergol te Asanit nga distanca Shqiperia ka kaluar ne avantazh ne minuten e 37′ te pjeses se pare.
Ky rezultat i jep Shqiperise, kryesimin e grupit me 10 pike duke lene ne vend te dyte Cekine me 8 pike.
Kuqezinjtë synojnë fitoren për të marrë kryesimin e grupit, gjë e cila do ta afronte jashtëzakonisht shumë me Europianin.
Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion. Në portë, fanellën e titullarit e ka marrë Thomas Strakosha që ka zënë vendin e Etrit Berishës, ndërkohë që në vend të Seferit, titullar do të jetë Uzuni.
Pjesa tjetër e skuadrës, do të jetë ashtu si në Pragë, me Mitajn, Gjimshitin, Ismajlin dhe Hysajn në mbrojtje. Në mesfushë do të jenë Bajrami, Asllani dhe Ramadani, teksa vec Uzunit, Asani dhe Cikalleshi udhëheqin sulmin.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026