10.5 C
Tirana
14 / 02 / 2026

VIDEO/ Panairi i Leipcig, mësuesja gjermane zgjedh librin shqip për nxënësin e saj

“Fani në kërkim të dritës”, libri i dashur për lexuesit e vegjël shqiptarë, i shkrimtares Rovena Rrozhani dhe botuar nga Shtëpia Botuese Mediaprint ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve në Panairin e Librit në Leipzig të Gjermanisë. 

Zonja Klafe, një mësuese vullnetare në një shkollë fillore gjermane, pasi vizitoi stendën e Shqipërisë, zgjodhi librin për fëmijë “Fani në kërkim të dritës”. Në një video të postuar në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, ajo tha se kujdesej në shkollë për një nxënës shqiptar që nuk ka treguar interes për librat në gjermanisht, ndaj ka përfituar nga ky rast që t’i tregojëlibrin në shqip, duke falënderuar për mundësinë që iu dha.

“Fani në kërkim të dritës” është fitues i Fondit të Letërsisë për Fëmijë nga QKLL, finalist i Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2020 dhe njëri prej librave më të dashur nga fëmijët të autores Rovena Rrozhani. 

Historia e xixëllonjës që nuk bën dritë dhe kalon në disa aventura për të gjetur besimin te vetja, do të vijë së shpejti në një film të animuar të regjisorit të njohur të animacionit shqiptar, Artur Dauti i cili është gjithashtu ilustrues i librit.

Pas tre vitesh mungese nga pandemia, Shqipëria u rikthye në Panairin e Librit në Leipzig, një traditë falë bashkëpunimit me rrjetin Traduki dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe organizimit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x