Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e sotme në GJKKO, por ajo që ka rënë në sy është se ajo mbështetej në një bastun.
E pyetur nga gazetarët mbi arsyen se përse ka bastun me vete, Kryemadhi u përgjigj: “Kështu e ka jeta!”, ndërsa ka shtuar se nuk është rrëzuar.
Në Apelin e GJKKO do shqyrtohet ankimi i Kryemadhit për sekuestron e 2 vilave në pronësi të saj dhe së ëmës Fatime Kryemadhi. Pronat ndodhen në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë.
Masa e sekuestros vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta – Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Gruas së Bashar al-Assad i japin shanset 50/50 për t’i mbijetuar leuçemisë! Ajo kërkon me ngulm të largohet… - 26/12/2024
- VIDEO / Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike?! Flet Spartak Ngjela - 26/12/2024
- “Në Borje, aty jeton një plakë treqind vjeçare që rrëfen kronikën dhe kujtesën e të gjitha kohërave…” - 26/12/2024