18.5 C
Tirana
02 / 08 / 2025

VIDEO: Momenti kur ushtari i plagosur i ikën rusëve me biçikletën që ia sjell droni

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në frontin lindor të Ukrainës, ku një ushtar i plagosur arriti të shpëtojë pas pesë ditësh i bllokuar pas vijave armike, falë një biçiklete elektrike të dërguar nga ajri me dron.

Pamjet e publikuara nga brigada Rubizh e Gardës Kombëtare të Ukrainës tregojnë një dron duke ulur biçikletën elektrike, që peshonte rreth 40 kilogramë, te ushtari i plagosur, i cili më pas shihet duke u larguar me biçikletë nga forcat ruse.

Tre pjesëtarë të brigadës thuhet se u vranë nga zjarri armik gjatë operacionit në zonën e Siverskut në Ukrainën veriore, duke lënë ushtarin të vetëm për pesë ditë me radhë për të mbrojtur pozicionin.

Ai kishte pësuar edhe një plagë në këmbë, gjë që e bënte të pamundur evakuimin e tij në mënyrë të pavarur.

“Armiku ishte përpara, prapa dhe në të dyja anët. Plotësisht i rrethuar”, tha Mykola Hrytsenko, një toger i ri dhe shefi i shtabit të brigadës, në një video të publikuar të mërkurën.

Ushtari tha se ekipi i tij hartoi një plan evakuimi që përfshinte dronë të mëdhenj transportues për të çuar biçikletën elektrike në pozicionin e tij.

Këto lloj dronësh zakonisht përdoren nga Ukraina si bombardues, por gjithashtu mund të mbajnë ngarkesa të rënda.

Hrytsenko tha se dy dronë u humbën fillimisht gjatë përpjekjeve për t’i çuar biçikletën elektrike ushtarit, pasi i pari u rrëzua nga zjarri armik dhe i dyti u përplas pasi motorët iu dogjën.

“Ishte e pamundur të afroheshe me mjete sepse armiku ishte gjithandej. As ai nuk mund të dilte vetë, sepse duhej të ecte 1.5 kilometra deri te pozicioni më i afërt. Në gjendjen që ishte, me plagët dhe dëmtimet në gjymtyrët e poshtme, nuk do ia dilte dot”, thuhet në njoftim. 

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x