Gazment Bardhi sot është i pozicionuar politikisht krah Sali Berishës, por akuzat e tij në drejtim të liderit demokrat, të bëra me zë e figurë, nuk mund të harrohen. Në nëntor të vitit 2021, Bardhi hidhte akuzën publike se Suel Çela ishte në shërbim Sali Berishës.
I rreshtuar fillimisht krah Lulzim Bashës në betejën brenda PD-së, Bardhi gjatë një konference publike, deklaronte se Suel Çela ishte angazhuar në mbështetje të ‘Foltores’ dhe Berishës, për të mbledhur firmat që i duheshin për Kuvendin Kombëtar të PD.
Madje, Bardhi asokohe akuzoi se Suel Çela thërriste drejtues të PD në Elbasan dhe u vendoste përpara formularin për nënshkrim, e madje e gjitha kjo bëhej me dijeni të Sali Berishës dhe Flamur Nokës.
Ndaj Suel Çelës, SPAK ka ngritur akuzën si drejtues i një organizate kriminale, ku për herë të parë nga Prokuroria e Posaçme ngrihet një akuzë e tillë, si niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Ai shpesh është akuzuar dhe artikuluar edhe për lidhje me politikën, si ky rast i Gazment Bardhit.
- “Berisha do të shkrinte SPAK po të kishte mundësi”, Leka: Zbutja e tonit lidhet me çështjet e tij penale - 15/01/2026
- Sekuestrimi i celularëve, vendimi Kushtetueses kërkon seriozitet në mbledhjen e provës së veprës penale - 15/01/2026
- Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në… - 15/01/2026