Deputetja Monika Kryemadhi ka vendosur në bel shallin me logon e Partisë Socialiste, ndërsa hyn në sallën e GJKKO.
Ajo është futur në sallë për t’u njohur me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur disa ditë më parë nga GJKKO.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e së hënës në Tiranë.
Përveç arrestimit të Metës, janë lëshuar masa “detyrim paraqitje” për Ema Çoku dhe për Monika Kryemadhin, ndërsa ndaj Pirro Xhixhos (Babai Erisa Xhixhos) është vendosur masa “arrest në shtëpi”.
Xhixho konsiderohet si personazhi që ka ndihmuar për pastrimin e parave. Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Rama mbledh Qeverinë në Pogradec. Më 7 shtator mbahet Asambleja që mund të ndryshojë kabinetin - 06/08/2026
- Çështja FIFA, edhe CONMEBOL del kundër Infantinos: Jemi të shqetësuar, futbolli është i të gjithëve - 06/08/2026
- Video/ Një tjetër yll i Spanjës mban fjalën, lyen flokët ngjyrë rozë pas triumfit në Botërorin e Amerikës - 06/08/2026