21.5 C
Tirana
26 / 10 / 2025

Video/ Gola të anuluar dhe polemika për penallti, “El Clasico” i parë i sezonit i shkon Realit. Mbappe e Bellingham ‘gjunjëzojnë’ Barçën

Reali i Madridit ka fituar “El Clasicon” e parë të këtij sezoni, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Barcelonën me rezultatin 2-1.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në DigitAlb nisi me një vrull tepër të lartë, me Mbappe që realizoi një supergol në minutën e 12’, por pas një ndërhyrjeje të VAR-it, goli u anulua për centimetra pozicion jashtë loje.

Pas 10 minutash, ishte sërish Mbappe që shënoi, kësaj radhe mëse i rregullt, duke shpërthyer festën në “Bernabeu”.

Katalanasit reaguan mjaft mirë, duke rikthyer baraspeshën në minutën e 38’ me anë të Fermin Lopezit, rezultat që zgjati vetëm pak. Pas 5 minutash ishte Bellingham që kaloi sërish në avantazh madrilenët.

Në fundin e pjesës së parë, Mbappe gjeti sërish rrjetën, por kësaj radhe pozicioni ishte dukshëm i parregullt.

Francezi pati sërish rastin për të sjellë qetësi në radhët e “Los Blancos”, por gaboi nga pika e bardhë në të 52’.

Në sekondat e fundit, Pedri u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, me katalanasit që e mbyllën sfidën me 10 lojtarë.

Rezultati më pas mbeti i pandryshuar, me Realin që vijon kështu të qëndrojë në vendin e parë të renditjes, kësaj radhe me 27 pikë, 5 më shumë se Barcelona.

REZULTATI:

REAL MADRID 2-1 BARCELONA

Mbappe 22′, Bellingham 43′ / Fermin 38′

Goli i Mbappe (Video)

Goli i Fermin (Video)

Goli i Bellingham (Video)

RENDITJA:

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x