5.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

VIDEO/ 29-vjeçarja ruse rrezikon për një selfie, ngjitet në kullën e dytë më të lartë në botë, 678 metra lartësi

Një ruse është ngjitur në majën e ndërtesës së dytë më të lartë në botë për të bërë një selfie.

29-vjeçarja Angela Nikolau, ngjiti kullën Merdeka në Kuala Lumpur (678 metra e lartë) bashkë me partnerin e saj Ivan Beerkus.

Sipas saj, kjo është qiellgërvishtësja më e bukur që ajo ka parë deri më tani. Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ajo shfaqet me një fustan të kuq, ndërsa këmbët i mban varur në anë të kullës. Poshtë këmbëve të saj shtrihet qyteti.

Nikolau dhe Beerkus njihen tashmë për aventurat e tyre në disa prej ndërtesave më të larta në botë në të cilat shkrepin selfie pas ngjitjes.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x