ë gjithë në polici, gardë dhe AMP kanë deklaruar se nuk kanë përdorur aplikacionet SKY dhe Enchro, e megjithatë kjo alibi po hetohet, nëse kanë thënë të vërtetën.
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore gjatë një interviste për TCH njofton se për të poseduar informacion ndaj oficerëve i cilësdo natyrë AMP do të ofrojë një aplikacion publik.
“Aktualisht që ne po flasim nuk ka asnjë punonjës policie që të ketë deklaruar aplikacionin SKY . Ishte vetëm një punonjës i gardës së republikës, por gjatë verifikimit kuptuam se edhe ai kishte bërë lapsus”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i AMP-së Florian Sulejmani.
AMP bën apel çdo qytetari që ka informacion ta ndajë me këtë institucion
“Absolutisht që kemi dyshime dhe ne po hulumtojmë në këtë drejtim”, tha Sulejmani.
Si institucioni që kryen vettingun e oficerëve të policisë, për shkak të ligjit AMP kontrollon vetëm 300 zyrtarë për shkak të funksioneve që mbajnë.
“Një etapë komisioni i jashtëm i vlerësimit ka nxjerrë 70 vendime nga 2018, aktualisht AMP ka 22 vendime. Praktikisht 10 konfirmime në detyrë janë shpallur nga AMP, tha drejtori i AMP Sulejmani.
Por edhe këta në rast se e lënë funksionin si drejtues ata i shpëtojnë vettingut.
“Mundësia për të gjeneruar dokumentacion për pasuritë mbetet sfidë më vete. Është shumë vështirë për dedektuar një pronë të një personi që e ka fshehur, sepse bazohet vetëm mbi dokumente. Pra nuk po flasim për personat e bashkëlidhur. Pjesa tjetër është e vështirë”, tha Florian Sulejmani.