28.5 C
Tirana
13 / 07 / 2025

Vettingu “djeg” ish-gjyqtaren e lartë Shpresa Beçaj që u përfol në videoskandalin Meta-Prifti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten më 1 dhjetor 2022 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj.  Vendimi për rëzimin e ankimit të Beçajt ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është marrë në mënyrë unanime në dhomë këshillimi.

Trupi gjykues i Kolegjit është kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon, duke e larguar përfundimisht këtë subjekt rivlerësimi nga sistemi i drejtësisë.

Beçaj u shkarkua nga Komisioni më 3 korrik të vitit 2020, pasi u çmua se ajo kishte pasur detyrimin për të dorëzuar deklaratat për pasurisë, figurën dhe profesionalizimit brenda afatit të përcaktuar në ligj. Pretendimet e Beçajt se nuk ishte “gjyqtare në detyrë” në kohën e hyrjes në fuqi të legjislacionit të vetingut dhe se statusi i saj ishte i paqartë, u vlerësuan nga KPK si të pabazuara në ligj e të paprovuara.

Paqartësitë e pretenduara prej Beçajt lidhur me statusin e saj të magjistratit pas mbarimit të mandatit në Gjykatën e Lartë dhe vonesën e riemërimit në Gjykatën e Apelit u cilësuan si të padrejta nga Komisioni. Sipas KPK, Beçaj kishte fituar të drejtën e riemërimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, si dhe shpërblimin e pagave të prapambetura falë statusit të magjistratit që gëzonte.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x