18.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Vetëm 8 minuta seancë! ‘Rithemelimi’ e zhvendos protestën në sallë. Dështon skenari i karrigeve, por tymueset nuk mungojnë

Garda e Republikës i ka penguar deputetët e Rithemelimit që të hyjnë në sallë para nisjes së punimeve duke bërë kështu që skenari i përjavshëm me pirgun e karrigeve të dështojë.

Ndërkohë mazhoranca ka injoruar hedhjen e tymueseve në sallë duke vijuar me votimin e ligjeve në rendin e ditës.

Deputetët e Sali Berishës kanë hedhur tymuese edhe në drejtimt ë kolegëve socialistë teksa është dashur ndërhyrja e gardistëve për t’i larguar ato.

Seanca plenare e sotme ka zgjatur vetëm 8 minuta, ku është miratuar edhe rregullorja e re e Kuvendit që parashikon përjashtimin e deputetëve problematikë deri në 2 muaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x