Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur shqiptar Birçe Hasko, duke ndarë një reflektim të veçantë mbi rolin e tij në filmin kult “Përrallë nga e Kaluara”.
Në një postim në rrjetet sociale, Gogu shkruan se Birçe Hasko ishte “një nga aktorët që dinte t’u jepte personazheve jo vetëm zë, por edhe mendim”.
Ministri ndalet te një nga skenat më të njohura të filmit, duke e lidhur atë me kuptimin e drejtësisë dhe mënyrën si zbatohet ligji.
“Ja ligji… ja dhe Maliqi”, citon Gogu frazën ikonike të personazhit, ndërsa shton se në pak sekonda filmi arrinte të shpjegonte atë që “libra të tërë juridikë përpiqen ta shpjegojnë prej shekujsh: se ligji nuk është vetëm teksti, por edhe mendja e dora që e zbaton”.
Ai veçon edhe ironinë e hollë të aktorit:
“Ky shkop është i drejtë… se ka ca që janë me gunga”, duke e cilësuar humorin e Birçe Haskos si të lidhur fort me urtësinë popullore shqiptare.
Në fund të mesazhit të tij, Ministri i Drejtësisë shkruan:
“Sot Birçe na ka lënë disa fjalë të thëna labçe, që përshkruajnë të vërteta të mëdha. Lamtumirë, Mjeshtër!”
- Vetëm 1.2% në protesta, vetëm 18.9% opinion pozitiv për Berishën - 14/06/2026
- “E kapëm në hotel, kishte hyrë në Greqi nga…”, policia greke del me deklaratë zyrtare për arrestimin e Ilir Shtufit - 14/06/2026
- Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën - 14/06/2026