16.8 C
Tirana
13 / 10 / 2026

Një përmbledhje satistikore e opinioneve të elektoratit në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja

Këtë vit kam zhvilluar 34 sondazhe opinioni, shumica të publikuara dhe disa të papublikuara. Me ndihmën e modelit të inteligjencës artificiale Claude, të kompanisë Anthropic, zhvillova një analizë të përgjigjeve që kanë dhënë rreth 43 mijë të anketuarit e rastësishëm në 34 sondazhet, nga Vermoshi në Konispol.

Dhe këto ishin gjetjet kryesore të analizës:

1. Opinioni pozitiv për Ramën si politikan është më i lartë jashtë Tiranës, por sidoqoftë në rang vendi mbetet poshtë 43%.

2. Opinioni pozitiv për Berishën si politikan është i ulët në rang vendi – rreth 28%.

3. Opinioni i njëkohshëm negativ edhe për Ramën edhe për Berishën është më i lartë brenda Tiranës, por sidoqoftë në rang vendi është afër 30%.

4. Opinioni pozitiv për punën e qeverisë në përgjithësi është më i lartë jashtë Tiranës, por në rang vendi mbetet diku poshtë 35%.

5. Gadishmëria për të votuar PS-në është diku te 38% në rang vendi. Ndërsa për të votuar PD-në është diku te 22%. Pjesa tjetër ose nuk duan të votojnë fare, ose disa duan të votojnë për partitë e vogla ekzistuese.

6. Protestat bulevardore i përkrahin më shumë se gjysma e banorëve të rritur të Tiranës, pavarësisht se shumë pak prej tyre marrin pjesë në to. Ndërsa përtej Tiranës, as 1/5 e banorëve të rritur nuk i përkrahin protestat bulevardore.

7. Rreth 70% e banorëve të rritur të vendit kanë opinion pozitiv për punënë e SPAK-ut në përgjighësi, por presin më shumë rezultate konkrete nga ai në luftën kundër korrupsionit.

8. Më shumë se gjysma e banorëve të rritur të vendit mendojnë që, nëse vazhdon të qendrojë në liri, Balluku mund të ndikojë në hetimet e SPAK-ut ndaj saj. Më të shumtë janë tiranasit që e kanë këtë mendim.

9. Më shumë se gjysma e banorëve të rritur të vendit janë dakord me ndarjen e re territoriale me 46 bashki. Më të shumtë janë banorët urbanë në dakordësi me këtë ndarje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x