20.5 C
Tirana
11 / 04 / 2026

Vendimi: Qeveria e Kosovës ndalon hyrjen e prodhimeve serbe

Pas raportimit për marrjen peng të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga policia e Serbisë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes së prodhimeve serbe.

Siç mëson Klan Kosova jozyrtarisht, edhe nga Dogana e Kosovës, vendimi është marrë pak kohë më parë.

Kjo ka ardhur pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë në veri.

banner facebok

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se përveç agresionit ky është edhe synim për destabilizim.

Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla të cilët kanë kërkuar nga organet ndërkombëtare lirimin e menjëhershëm të tyre.

Policia e Kosovës do të mbajë konferencë për media në orën 17:00.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x