17.5 C
Tirana
01 / 06 / 2025

“Vendi i Shqipërisë është në BE”, Macron nga Tirana: Perspektiva e 2027-ës është një realitet

Krah kryeministrit Rama në Tiranë, Presidenti Emanuel Macron shprehu mbështetjen për rrugën europiane të Shqipërisë.

Macron vlerësoi se vendi i Shqipërisë në BE është I rëndësishëm, ndërsa theksoi se perspektiva e 2027 është një realitet. “Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer” tha ai.

“Bashkëpunimi universitar po bëhet realitet. Në fushën ekonomike projekti prioritar menaxhimi I ujit, turizmi , bujqësia. Kjo për të thënë se deklaratat e mëparshme u bënë realitet. Kemi avancuar në temat e mbrojtjes.do vijojmë në të gjitha fushat me kapacitet të mirë. Radarët e mbikëqyrjes, kemi vijuar bashkëpunim dhe për më shumë aktorë francezë, prania jonë është në të gjitha rajonin. Franca do jetë krah jush për kapacitet financimi Më shumë se 300 milionë investime janë bërë tashmë, edhe për Korcën djepi historik I frankofonisë. Përtej kësaj marrëdhënie dy palëshe, duam të shkojmë më tej. Vendi i Shqipërisë në BE, është I rëndësishëm Shqipëria ka bërë avancime të mëdha, kam besim te ajo që do bëni, jam I lumtur për mandatin. Udha e Shqipërisë drejt BE është shumë e qartë. Është një udhë shumë sensibël, Franca do jetë krah jush për t ju shoqëruar në këto reforma. Ju do mbani axhendën tuaj dhe ne tonën. Perspektiva e 2027 është një realitet. Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer” u shpreh Macron.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x