Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate nga ndikimi i jashtëm, kërcënimet hibride, manipulimin e informacionit dhe dezinformimin, sidomos gjatë zgjedhjeve. Sipas Kos, në fillim të vitit 2027 do të nisë funksionimin një qendër për Rezistencë Demokratike, e cila do të mbulojë gjashtë shtetet ballkanike nga sabotimi i rrugës së integrimit.
“Shtetet kandidate po sulmohen thjesht sepse kanë zgjedhur integrimin në BE dhe demokracinë. Atyre po u ofrohet ndërtimi i kapaciteteve për të përforcuar qëndrueshmërinë e tyre ndaj kërcënimeve hibride, duke përfshirë manipulimin e informacionit. Ne punojmë për lançimin në fillim të vitit 2027 të një qendre për Rezistencë Demokratike që mbulon gjashtë shtetet ballkanike, nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale në proceset zgjedhore e deri te fushatat politike, siguria dhe integriteti i zgjedhjeve. Aktualisht është duke u hartuar platforma e kësaj qendre, që do të diskutohet në nivel politik më 4 shtator në takimin e kryediplomatëve nga BE-ja dhe vendet kandidate.”
Kos përmendi rastin e sulmeve hibride ndaj Malit të Zi menjëherë sapo u deklarua fillimi i punës për traktatin e anëtarësimit të tij në BE.
“Ne po dërgojmë ekipe shqyrtimi, në mënyrë që të shohin se çfarë lloj strukturash kanë shtetet kandidate, çfarë u mungon për të mbrojtur demokracinë. Disa prej këtyre shteteve kandidate janë shumë të aftë se si të përballen me dezinformimin. Të tjerët nuk kanë strukturat e duhura. Kështu, për shembull, Mali i Zi na kërkoi ta ndihmonim një ditë pasi njoftuam se kemi ndërtuar një grup pune për përgatitjen e traktatit të pranimit. Të nesërmen, numri i sulmeve hibride u rrit dhe që atëherë kemi parë dezinformim gjithnjë e më të fortë kundër rrugës së Malit të Zi drejt BE-së. Shpresoj se do të jemi në gjendje ta kontrollojmë shumë më mirë këtë situatë në të ardhmen.”
Kos tha se edhe në shtetet anëtare të BE-së po zhvillohet një fushatë bindëse që të mos pengohet pranimi i shteteve të reja në familje.
“Shtetet kandidate janë në një farë mënyre trampolinë drejt shteteve anëtare të BE-së. Taktika të reja shpesh testohen atje. Po shohim se sa më shumë kemi sukses në procesin e zgjerimit, aq më shumë po ndodhin luftëra hibride ose veprime dezinformuese. Mali i Zi po i afrohet fundit të negociatave, por nëse nuk do të punojmë me qytetarët dhe me të gjitha shtetet anëtare të BE-së, mund të ndodhë që të mos marrim dritën jeshile përfundimtare. Ne nisëm një vit më parë atë që e quajmë fushatë angazhimi, jo një fushatë klasike komunikimi. Kjo fushatë po zhvillohet në vendet ku mbështetja për zgjerimin e BE-së është nën 50 përqind, veçanërisht në Francë.”
Një pjesë shumë e rëndësishme e përpjekjeve kundër dezinformimit nga ana e BE-së lidhet me zgjedhjet që mbahen vitin e ardhshëm në disa nga shtetet kandidate.
- Dorëzimi i Kurorës në Nju Jork/ Përqafimi i shekullit mes Messit dhe Yamal që po përlot botën! - 20/07/2026
- VIDEO/ Momenti historik në New Jersey! Trump i dorëzon trofeun Rodrit, Spanja shpërthen në festë pas triumfit të madh në Botëror - 20/07/2026
- Spanja dominon edhe në ndarjen e çmimeve të Botërorit/ Rodri fiton “Topin e Artë”, Messi mbetet pa asnjë trofe individual - 20/07/2026