Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një shkrese të firmosur nga paraburgimi i Durrësit ka shfuqizuar vendimin për delegimin e detyrave të kryebashkiakut tek nënkryetarja Anuela Ristani.
Mediat kanë siguruar dokumentin me firmën e Veliajt, i cili urdhëron që këtë detyrë për të drejtuar bashkinë më të madhe në vend ta marrë nënkryetarja tjetër Sara Goxhaj.
Ky vendim tashmë ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme e do të jetë në fuqi deri në një urdhër të dytë.
Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj është arrestuar në bazë të një hetimi të SPAK, nën akuzën e korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Qeveri teknike së afërmi? Ëndërr në shi… - 07/01/2026
- UJI NUK ËSHTË ARMIK I QYTETIT; ARMIK ËSHTË IDEJA SE MUND TA MUNDIM NATYRËN ME POMPA - 06/01/2026
- Zgjedhjet në Kosovë, për kë të votojmë? - 26/12/2025