Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka refuzuar të japë një koment mbi vdekjen e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Në një konferencë për mediat, Zelensky deklaroi se Prigozhin dhe Putin i kanë sjellë shumë vdekje Ukrainës, ndaj nuk ka asgjë për të thënë.
“Qeveria ruse, duke përfshirë Prigozhin dhe mercenarët e tij, na kanë sjellë aq shumë vdekje sa nuk mund të them asgjë të mirë për këta jo-njerëz, të jem i sinqertë”, tha Zelensky gjatë një konference të përbashkët shtypi me kryeministrin e Norvegjisë.
Zelensky shtoi se ato do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre ndaj popullit ukrainas.
“Është ose një gjyq në Hagë ose gjyqi i Zotit. E shihni, Rusia ka një alternativë ndaj Presidentit Putin. Ky është vendimi. Nuk ka asgjë për të komentuar,” tha ai.
Nga ana tjetër, Rusia thekson se ka nisur hetimet mbi përplasjen e avionit ku Prigozhin dhe nëntë të tjerë vdiqën.
- Protestat, ambasadorja e BE: Dhuna nuk mund të jetë mënyra e shprehjes së pakënaqësive - 30/10/2026
- Këngëtarja e njohur Evi Reçi dhe Bora Faira i japin Shqipërisë çmimin e parë në Cannes - 30/10/2026
- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla dhe ministri Svelça nuk japin dorëheqjen: Na lejoni të bëjmë punën tonë - 30/10/2026