14.5 C
Tirana
29 / 04 / 2026

Vazhdojnë protestat në veri, liderët evropianë diskutojnë për Kosovën

Qytetarë në Zveçan kanë nisur të grumbullohen që nga orët e para të mëngjesit, por në numër më të vogël se dje.

Punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Zveçanit, që funksionon nën sistemin e Serbisë, janë duke u regjistruar në listën e të punësuarve që është vendosur në një tavolinë, si dëshmi “që vijnë në punë”.

Po ashtu, protestuesit kanë nisur të mblidhen edhe në Zubin Potok.

Ndërkohë, liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane do të mblidhen sot në Kishiniev të Moldavisë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Europian për të diskutuar një varg çështjesh që shqetësojnë kontinentin, mes të cilave edhe tensionet në veri të Kosovës.

Iniciatori i këtij komuniteti është presidenti francez, Emmanuel Macron i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

Takimi i tij i parë u mbajt në Pragë tetorin e kaluar dhe u fokusua në çështjet e energjisë dhe sigurisë.

Shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa një tjetër takim mendohet të jetë ai mes Macron dhe Vjosa Osmanit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x