Kandidati i PS, Vangjel Tavo, ka fituar thellë zgjedhjet në Bashkinë e Himarës.
Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota.
Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave.
Pjesë të konsoliduar të fitores, Tavo e merr bindshëm në Lumin e Vlorës, pikërisht në Tërbaç, Vranisht, Bolenë e Kuç.
Por një fitore të pabesueshme, Vangjel Tavo e ka marrë në kutinë 4589, në fshatin Tërbaç, ku pas numërimit, rezultati është 330 vota për Tavon dhe vetëm 7 vota për Gjikurinë (ku 3 janë votat e komisionerëve), ose afërsisht 98,3% e votave. (TemA)
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Fronet e “Perëndive” në lartësitë e Qafë Thores, qielloren e bukurive të perëndishme të natyrës shqiptare - 16/12/2025
- “Sanksione ministrave dhe sekretarëve të Përgjithshëm që nuk japin informacion”, Rama: E bëmë me deputetët që parkonin nëpër trotuare e lulishte dhe funksionoi - 16/12/2025
- “Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët”, Rama: Nuk kemi pasur ndër vite padi për ta - 16/12/2025