14.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

Vangjel Tavo: Festë nuk ka, fillojmë nga puna/ Nuk harron “premtimin” për Gjikurinë: “Pas 4 gushtit të bëhet nënkryetar”

Pasi fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo i PS-së nuk ka harruar propozimin për rivalin e tij në garë.

Ai i rikujtoi propozimin kandidatit të opozitës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikurisë, që mori 41.17% të votave që është i mirëpritur si nënkryetar i bashkisë.

“Fillojmë nga puna, të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë. Festë nuk ka do vazhdojmë nga puna. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë, Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar”, tha Tavo.
Kujtojmë se Tavo mori 5022 vota përballë Gjikurisë, i cili siguroi vetëm 3545 të tilla, ndërsa socialisti mori 1477 vota më shumë se rivali i tij në garë.

Sakaq, Tavo ka reaguar sërish pas fitores, por këtë herë në rrjetet sociale.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x