13.5 C
Tirana
28 / 03 / 2026

“Vajzat e mjegullës” së Namik Dokles/ Botohet në Bullgari

“ATJE KU DIELLI LIND DY HERË”

Me këtë titull, nisur nga një legjendë e Gorës, u botua në bullgarisht romani “Vajzat e mjegullës”, promovimi i të cilit u bë më 12 prill, në sallën e Akademisë së Shkencave të Bullgarisë.
Takimin e hapi prof. Luçia Antonova, drejtoreshë e institutit të gjuhësisë në Akademinë e Shkencave, e cila e vlerësoi botimin e romanit si një ngjarje të veçantë kulturore. Për romanin foli Cveta Popova, redaktore e librit. “Në roman, tha ajo, gërshetohen e kaluara, që nga zanafilla, me të sotmen dramatike, kur kufijtë i ndanë vendet, fshatrat dhe njerëzit. E një fëmi i pafajshëm që rrëfen romanin, pyet për fajet e botës: Ç’është, pse ndodh kështu?! Dhe Majka e Mësuesi, edhe pse nga “dy botë” të ndryshme, me moralin dhe humanizmin e tyre, jo vetëm tregojnë dramën e një populli, por bëhen edhe mbështetja shpirtërore e rezistencës së njeriut për të mbetur njeri. Roman emocionues, që na zbulon një botë të panjohur.”
Në takim u lexua edhe letra përshëndetëse e Zëvendës Presidentes të Republikës së Bullgarisë, Ilijana Jotova, drejtuar autorit me rastin e botimit të romanit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x