9.5 C
Tirana
23 / 04 / 2026

Ukraina “ndëshkohet” për urën e goditur në Krime, viktima e të plagosur edhe në Kiev!

83 raketa vërshuan në disa qytete të Ukrainës mëngjesin e kësaj të hënë si kundërpërgjigje e sulmit të urës së Krimesë së të

shtunës, për të cilën Rusia akuzon Ukrainën.

11 persona të vrarë dhe 64 të plagosur është bilanci i dy shpërthimeve që kanë zgjuar kryeqytetin e Ukrainës. Bombardimet hakmarrëse për sulmet e së shtunës në urën e Krimesë nga Rusia, kanë kthyer Kievin në një arenë të frikshme me shpërthime, xhama që thyhen dhe civilë që vrapojnë të frikësuar.

Agjencia ruse Ria Novosti thekson se një nga raketat e lëshuara nga forcat e armatosura ruse në Kiev këtë mëngjes ka rënë në rrugën ku ndodhet shërbimi ukrainas i sigurisë dhe pranë zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky.

Në një deklaratë në rrugët e Kievit, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur mbi situatën në terren duke thënë se mëngjesi i sotëm ishte i vështirë dhe se dhjetëra raketa kanë goditur Ukraninën.  Zelensky pretendoi se Moska kishte përdorur armë të prodhuara nga Irani, duke shtuar se Rusia kishte dy objektiva. Objektivat ruse sipas Zelenskyt ishin shkatërrimi i sistemit energjitik të Ukrainës dhe shfarosja e civilëve.

Teksa duket se çdo detaj ka dalë në dritë falë raportimeve të shpejta më zë e figurë nga Ukraina, për agresorin e gjithë kësaj lufte, gjithçka është një përgjigje e ashpër nëse cenohet Rusia. Putin në një lidhje direkte, pranoi që sulmet vijnë si hakmarrje nga shpërthimet në urën e Krimesë ndërsa paralajmëroi përgjigje të ashpër ndaj çdo provokimi.

Nga ana tjetër, të gjithë liderët evropiane janë bërë bashkë duke dënuar sulmet e paprovokuara të Ukrainës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x