Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar se Izraeli do të përballet me “ndëshkim të rëndë” për sulmet e së premtes.
Khamenei konfirmoi se një numër komandantësh dhe shkencëtarësh ishin vrarë në sulmet ajrore, të cilat Izraeli tha se goditën objektiva bërthamore, në një deklaratë të lëshuar nga agjencia shtetërore iraniane e mediave, IRNA.
Khamenei tha se Izraeli kishte kryer një “krim në agim” dhe pretendoi se kishte goditur zonat e banuara.
“Regjimi duhet të presë një ndëshkim të rëndë.”, theksoi ai.
“Në sulmet e armikut, një numër komandantësh dhe shkencëtarësh u martirizuan. Pasardhësit dhe kolegët e tyre, me vullnetin e Zotit, do të vazhdojnë menjëherë detyrat e tyre pa ndërprerje”
“Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm – dhe me siguri do ta marrë atë.”, shtoi udhëheqësi.
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026