Deputeti socialist i Durrësit, Jurgis Çyrbja, ka dorëzuar mandatin e deputetit.
Lajmi vjen pasi në 8 Tetor ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar dhe është marrë në pyetje për gati 5 orë me radhë nga oficerët.
Pas daljes nga godina e SPAK-ut, rreth orës 15:00, Çyrbja nuk ka dhënë prononcim për mediat, duke thënë vetëm: “Nuk kam koment” dhe “Nuk jam marre i pandehur”, duke u larguar.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije ligjvënësi socialist u pyet për një kallëzim të Edi Palokës në zgjedhjet e vitit 2021. Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre, në kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit, pa e marrë ende mandatin e ligjvënësit.
Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke realizuar kështu mbivendosje prone.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026