Pas ndryshimeve të fundit në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama në Kongresin Zgjedhor të PS, Niko Peleshi nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes, por kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se nuk ishte në dijeni për shkarkimin, ndërsa shtoi se me lëvizjet e fundit kryesocialisti Rama ka dhënë mesazhe të forta për Shqipërinë 2030.
“Rama ka dhënë mesazhe të forta dhe ka artikular ambicie të mëdha dhe sfiduese për Shqipërinë 2030, nisma “Deputeti që dua” është lajm shumë më i madh se sa lëvizjet tona politike. Nuk e kam ditur. S’ka nevojë për konsultim për një njeri që është 100% në politikë si puna ime.
Unë jam mbase ministri më i vjetër në këtë qeveri, do ishte shumë naive nga ana ime që në një moment kur marr një detyrë tjetër të kisha nocion negativ. Kam natyrën që shoh para, më vjen mirë që me seancën e fundit paraletrare arritëm të kalojmë 6 ligje në sektorin e mbrojtjes’, tha ai.
- Tom Doshi takim me qytetarët: “Marrim 3 mandate në Shkodër” - 24/04/2025
- “I çova tortë me reçel të shtunën, më tha ‘jam shumë mirë’”, kirurgu personal tregon momentet e fundit të Papës: Më thirrën në 5 të mëngjesit kur… - 24/04/2025
- Miting i madh i PSD në Shkodër/ Tom Doshi: Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim dinjitoz - 23/04/2025