Një polic ka mbetur i plagosur pasi motori i “Shqiponjave” është aksidentuar në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në Qafe Gjashtë, ku forcat e Tiranës kanë shkuar në mbështetje të atyre të qytetit bregdetar.
Motori është përplasur me një automjet që drejtohej nga shtetas italianë.
Një polic është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës dhe po merr ndihmën mjekësore atje, ndërsa tjetri ka marrë ndihmën e parë dhe ka dalë.
Mësohet se që nga pasditja e së premtes deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task-Forcës së qarkullimit rrugor kanë kryer edhe arrestime për personat që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Sarandë e Ksamil.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike - 12/08/2026
- ZYRTARE! Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez - 11/08/2026
- Nga Clinton te Trump/ Si shërbimi sekret e ka “zhdukur” Presidentin nga “Air Force One” - 11/08/2026