Faruk Fatih Ozer është lënë në burg nga gjykata e Elbasanit.
Gjyqtari Elis Dini pavarësisht deklarimeve Faruk Ozer ka dhënë masën e sigurisë, arrest me burg për turkun që akuzohet për mashtrim me miliona euro në dëm të qytetarëve turq.
Me këtë vendim i jepet drita jeshile, që Faruk Ozer të ekstradohet drejt Turqisë, për tu përballur me drejtësinë atje.
28-vjeçari Farku Ozer prej një vit është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Intepol Ankara për veprat penale, “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
Mësohet muajt e fundit ai jetonte në Elbasan. Kishte ndryshuar pamjen, kishte prerë flokët shkurt dhe mbante kapele. Ndaj ishte e vështirë të identifikohej nëpër rrugët e qytetit.
Burime nga grupi hetimor thanë për abc se deri tani nuk është gjetur adresa e banesës ku 25 vjecari ka banuar që prej muajit prill.
Dihet vetëm se Ozer ka jetuar në lagjen 5 maji.
Autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.
/dita
- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026