Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar fotot nga pjesëmarrja në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron në Paris të Francës.
Takimi ka mbledhur krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.
Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.
Më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.











- Associated Press: Presidenti Trump dhe Marco Rubio shqyrtojnë shkarkimin e Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores në Greqi - 11/10/2026
- “Të dyja palët ranë dakord”/ Pas Ukrainës, edhe Rusia mohon dijeninë për armëpushimin energjetik të njoftuar nga Trump - 11/10/2026
- Renditja/ Tirana “zhyt” Partizanin, të kuqtë në vendin e parafundit. Egnatia në ndjekje të Teutës, si paraqitet situata pas javës së 6-të - 11/10/2026