Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur urdhrat për zbatimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, duke i hapur rrugën rikthimit në detyrë të Alban Dokushit si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë.
Urdhrat janë protokolluar në Bashkinë e Tiranës dhe vijnë pas vendimit të gjykatës, e cila ka shpallur absolutisht të pavlefshme aktet për lirimin e Dokushit nga shërbimi civil dhe për përfundimin e marrëdhënieve financiare.
Sipas arsyetimit të Gjykatës Administrative të Apelit, këto akte konsiderohen juridikisht sikur nuk kanë ekzistuar asnjëherë, pasi nuk kanë prodhuar pasoja juridike dhe nuk kanë hyrë në fuqi.
Gjykata ka theksuar se vendimet e shpallura me pavlefshmëri absolute nuk mund të korrigjohen apo të legjitimohen më vonë nga organi që i ka nxjerrë.
- Fashizmi i “revolucionit paqësor” ishte shtrati që mbolli dhe lindi dhunën e tetorit - 17/11/2026
- Putin mbërrin në Kinë, përgatitet takimi historik trepalësh me Trump dhe Xi Jinping - 17/11/2026
- FBI paralajmëron për sulme kibernetike në mbarë botën, hakerët po përdorin IA për të depërtuar brenda 3 orësh! SHBA teston sistemet… - 17/11/2026