Mëhill Prenga, babai i Klea Prengës, e cila u dhunua pak kohë më parë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, në një komunikim për emisionin “People” në Euronews Albania tha se ngjarja është e vështirë, por për të duhet të flasë vetë Klea, e cila siç nënvijëzoi, nuk është gati ta bëjë këtë.
“Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja, i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni. Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme, ajo do të flasë. Kërkoj që ligji dhe drejtësia të veprojë për cilindo që do ta shkelë atë”, shprehet babai i Kleas.
Avokati i pranishëm në studio konfirmoi se akuza që rëndon mbi motrat është “plagosje e rëndë me dashje”. Sipas tij, shishja që është përdorur në sulmin ndaj Kleas mund t’i kishte shkaktuar vdekjen.
“Ka qenë një goditje me mjet prerës. Mjeti prerës është një shishe e cila mund të presë edhe venat, të të dëmtojë dhe të humbasësh jetën”, ka thënë Mëhill Prenga.
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026