29.5 C
Tirana
07 / 06 / 2025

Trump korrigjon shkarkimet e Elon Musk dhe rikthen punonjësit në detyrë

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka nisur të rikthejë në punë një pjesë të nëpunësve të lartë që ishin detyruar ose nxitur të japin dorëheqjen si pjesë e një fushate të ashpër shkarkimesh të drejtuar muajt e fundit nga zyra për efikasitetin qeveritar, e njohur si “Doge”, e cila deri javën e kaluar drejtohej nga Elon Musk.

Ky kthim pas vjen ndërkohë që marrëdhëniet mes Trump dhe Musk janë përkeqësuar ndjeshëm, duke kulmuar me një përplasje publike të pazakontë mes dy ish-aleatëve të ngushtë.

Edhe para largimit të Musk nga administrata, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin filluar të kuptonin se largimi i stafit me përvojë po rrezikonte funksionimin e disa prej institucioneve më të rëndësishme federale, përfshirë Shërbimin e Taksave (IRS), Departamentin e Shtetit dhe Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

“Dëshironin të jepnin idenë se po shkurtonin administratën, por nuk u menduan fare se çfarë duhej ruajtur”, tha për Ëashington Post një ish-punonjëse e FDA-së, e cila fillimisht ishte larguar, por më pas u riemërua në detyrë.

“Tani duket sikur për ta ishte thjesht një lojë”, shtoi ajo.

Lëvizja për të korrigjuar këto vendime është interpretuar nga analistët si një pranim i faktit se reforma e ndërmarrë nën drejtimin e Musk ishte më shumë simbolike sesa e qëndrueshme, duke shkaktuar pasoja të padëshiruara në funksionimin e përditshëm të administratës federale.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x