Presidenti amerikan, Donald Trump, tha në një intervistë për Axios se është i vendosur të ndikojë personalisht në zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm të Iranit.
Ai kritikoi kandidatin kryesor për trashëgimi, Mojtaba Khamenei, djalin e udhëheqësit suprem të vrarë Ali Khamenei, duke e quajtur “të papranueshëm” për Shtetet e Bashkuara.
Trump paralajmëroi se zgjedhja e tij mund të çojë SHBA-në përsëri në konflikt brenda pesë vjetësh nëse ndjek të njëjtat politika si babai i tij. Presidenti amerikan theksoi se qëllimi i tij është që lideri i ardhshëm i Iranit të sjellë “harmoni dhe paqe”, duke hedhur poshtë trashëgiminë e regjimit aktual, raporton Reuters.
“Po humbasin kohën e tyre. Djali i Khameneit është i parëndësishëm. Duhet të përfshihem në zgjedhje, ashtu si bëra me Delsi [Rodriguez] në Venezuelë”, tha Trump.
Në të njëjtën intervistë, Trump komentoi edhe marrëdhëniet izraelito-amerikane, duke thënë se Presidenti izraelit Isaac Herzog duhet të falë Benjamin Netanyahun, në mënyrë që ky i fundit të përqendrohet vetëm në luftën me Iranin.
- “Botërori 2006, gëzimi më i madh në jetën time. Calciopoli nuk ndikoi”/ Rrëfimi i veçantë i Cannavaros: Më vjen keq ta them, por këtë vit fiton Franca - 08/07/2026
- Sërish mrekulli në Venezuelë/ 11 ditë nën rrënoja, nëna dhe tre fëmijët shpëtohen të gjallë (Video) - 08/07/2026
- Atletet e kryeministrit marrin vëmendje në Samit, “The Guardian”: Një tjetër moment nga “moda e NATO-s - 08/07/2026