Koncert me muzikë Jazz në sallën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Tre artistë nga kryeqyteti kanë sjellë për artdashësit korçarë motivet më të njohura ballkanase të kthyera nga ana e tyre mjeshtërisht në muzikë Jazz. Muzikë e cila është pritur mirë nga korçarët e pranishëm në sallën e teatrit.
Roni Gjura, një prej instrumentistëve të kësaj trioje, njëherësh edhe kompozitor i pjesës më të madhe të materialeve të interpretuara, është shprehur se krijimi i disa grupeve të këtij zhanri muzikor, si dhe shtimi i koncerteve e festivaleve ku luhet kjo lloj muzike, ka bërë që të rritet interesi i publikut për muzikën Jazz dhe Bluez.
Edhe për bateristin Emiljan Dhimo dhe pianistin Gent Shahini, muzika Jazz për momentin ka një numër të kufizuar ndjekësish edhe sepse është muzikë e një lloji të veçantë, por ata që e ndjekin, janë njohës të mirë të muzikës.
Gjatë muajit dhjetor bashkia Korçë ka organizuar një sërë koncertesh dhe shfaqesh të ndryshme në kuadër të festave të fundvitit. Pjesë e këtij kalendari ishte edhe koncerti “Trio Balkan Jazz”.


- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026