1. Molla e ndaluar qe hengren Adami me Evën
Adami dhe Eva, çifti i parë biblik, hëngrën frutin e ndaluar, mollën, duke kryer mëkatin e parë njerëzor. Qe nga ajo dite e deri më sot, shoqerine njerëzore e ka ndjekur kompleksi i mëkatit.
2. Molla që ra në kokën e Sër Isak Njuton (1642-1727)
Njutoni konsiderohet shkencëtari më me ndikim që ka jetuar ndonjëherë. Ai zbuloi gravitetin universal (forcën e rëndesës) dhe tre ligjet e lëvizjes. Thuhet se ai e zbuloi ligjin e gravitetit kur në kokë i ra një mollë.
3. Emblema e Mollës (Apple) të Steve Jobs (24 shkurt 1955 – 5 tetor 2011)
Steve Jobs ishte bashkëthemelues, kryetar dhe shef ekzekutiv i Apple Incorporated deri në vdekjen e tij. iPod, iTunes, iPhone dhe iPad i Apple ndryshuan të gjithë botën. Tani askush nuk mund të imagjinojë një botë pa këto pajisje. Steve ishte forca intelektuale pas gjithë këtyre risive teknologjike.
(Marre nga statusi në facebook i Prof. Dr. Ethem Ruka)