Interpelanca e ministres Kumbaro dhe deputetes së PD, Dhori vijoi edhe pak më gjatë në Kuvend ku në fjalën e tij edhe deputeti Erion Braçe pati disa kritika. Në fjalën e tij Braçe thekson se nuk ka një përleshje për pushtet në Divjakë pasi pushteti, qëndron në duart e atyre që kanë prona e pallate (duke nënkuptuar deputetët e opozitës).
“Taksat nuk mblidhen me kupon, Divjaka nuk shquhet për mjellma… Përtej këtyre, pasi dëgjova e kam shumë të vështirë ju lutem se jeni të dyja zonja. Shqetësimi që ka lindur në Divjakë nuk ka lindur nga VKM i firmosur nga Braçe…
Pra rruga zihet nga ky trau elektronik/. Po e përsëris, në mënyrë të paligjshëm kjo është e para, e dyta sillet në vëmendje ligji nga zonat e mbrojtura. Për fat të keq nuk detyrohet të vendoset tra në rrugë kombëtare.
Në Divjakë s’ka përleshje për lek midis pushtetit, ato që deputetja i quan para që merren nga parku janë për të hipur në varkë, para për të parkuar makinën etj.
Nuk ka përleshje për një arsye, se ky deputeti që shihni këtu, s’ka pallat, s’jam unë deputeti që ka pallat. Jo në pronësi por të grabitur, direkt sa la Berisha pushteti. S’kam unë resort në Divjakë. Nuk jam unë asnjë kushëri, që ka një super resort, 110 hektarë në kulat. Boll bëtë sikur jeni antiqeveri se ato që keni, i keni nga qeveria.”- tha Braçe.