7.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Tragjedia në Kanalin Anglez/ Mediat britanike: Tre të vdekur dhe 43 të shpëtuar, kërkimet vijojnë

Mediat britanike raportojnë se të paktën tre viktima janë konfirmuar nga fundosja e varkës në Kanalin Anglez.

Mes të tjerash, LCB, shkruan se 43 persona janë shpëtuar nga rojet bregdetare, Marina Franceze dhe forcat e tjera të kërkim shpëtimit.

Kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por ekipet e shpëtimit nuk po kërkojnë më të mbijetuar, duke pasur parasysh temperaturën e ulët të Kanalit. Autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht numrin e viktimave.

Sakaq, sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes tragjike, sipas skynews.

Ajo tha se të gjitha forcat janë angazhuar në vend dhe do të vazhdojë të informojë për situatën.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x