Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh kundër strategjisë paszgjedhore të opozitës së drejtuar nga PD-ja, e cila i quan farsë zgjedhjet e 11 majit, por në shtator ka thënë se do të jetë në Parlament.
“Unë para disa ditëve kam bërë një deklaratë se nëse këta të PD-së futen në parlament në shtator dhe vijojnë me kontestimin e zgjedhjeve ka një problem. Kjo histori nuk i çon askund. Nëse këta në shtator bëjnë deklaratë dhe kërkojnë falje për marrëveshjen okulte të vitit 2008, unë do t’i shtohem si zë publik PD-së, por jo si strukturë.
Njeriu gjatë rrugës edhe mund të reflektojë por këta janë koshientë për atë që kanë bërë, ky është krim politik me vullnet dhe paramendim”- tha Topi.
- Pjerin Ndreu: Ja disa arsye dhe shumë përgjegjësi për rikandidimin më 9 maj! - 31/10/2026
- Brigada e kuqe përplaset me guerrilasit blu – Analisti: Lufta për të marrë në kontroll protestën nxjerr në pah krizën e opozitës - 31/10/2026
- Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë - 31/10/2026