Mes mijëra simpatizantëve kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi dhe kandidatët për deputet në qarkun Shkodër zhvilluan një takim në pallatin e sportit me elektoratin e PSD. Doshi u shpreh se programi si pika të forta në këto zgjedhje të 11 majit ka mbështetjen për shtresat sociale.
“Programi ynë është një program social, është për të varfrit, të sëmurët. 7 mijë raste të reja kemi me kancer në vit, 80 mijë shqiptarë janë të prekur. Të bësh një analizë është 1500 euro. E dini sa kushton ajo aparaturë? 1 mln euro. Ne kemi 1 pet-scaner në Shqipëri dhe është në privat, në një kohë kur Kosova ka 5. Shqipëria ka nevojë për 8 të tillë. Ne marrim përsipër që Shqipëria t’i ketë këto 8 aparatura që u shërbejnë të sëmurëve Shqiptarë. Çfarë janë 10 mln euro për qeverinë. Përurohen çdo ditë spitale të reja. Vidhen miliona, kanë 80 mijë familje që vuajnë, 66 mijë njerëz në nevojë në Shkodër. 100 mijë marrin pjesë në votime. Ndaj i bëj thirrje sot këtyre 80 mijë familjeve, votoni PSD. I bëj thirrje diasporës mendoni për këta 1 milion të varfër në Shqipëri.
Takimet elektorale të PSD do të vijojnë në gjithë vendin ndërsa social demokratët synojnë që në zgjedhjet e 11 majit përveçse të sigurojnë grup parlamentar deputetësh të jenë edhe forca politike që do vendosë qeverinë e ardhshme.
“Ne jemi gjithkund, nga Konispoli deri në Vermosh. Fitorja nis me 3 mandate në Shkodër dhe vazhdon në çdo Qark me një rezultat surprizues.”
🗳️Votoni nr.11
- Tom Doshi takim me qytetarët: “Marrim 3 mandate në Shkodër” - 24/04/2025
- “I çova tortë me reçel të shtunën, më tha ‘jam shumë mirë’”, kirurgu personal tregon momentet e fundit të Papës: Më thirrën në 5 të mëngjesit kur… - 24/04/2025
- Miting i madh i PSD në Shkodër/ Tom Doshi: Shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim dinjitoz - 23/04/2025