Nga Vau Dejës, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral, kryetari i PSD Tom Doshi, hodhi akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci. Doshi tha se socialdemokratët në këtë qark kanë të sigurta 3 mandate.
“I marrim në Shkodër 3 mandate sepse vetë socialistët janë mërzitur me mënyrën e qeverisjes. E kemi një kryetar bashkie në Shkodër i cili ishte ankuar edhe tek kryeministri sepse këshilli bashkiak nuk e ka kaluar pikën e menaxhimit të hapësirave publike në plazhin e Velipojës sepse kompania është e gruas së se tij. E ka vendosur emrin “Bio Strajca”, sot e mbrapa tani ju duhet ta thirrni “Benet Strajca”. “Benet Strajca” ke vjedhur boll, nuk të beson me Shkodra. Nuk ndikon me presioni kundër votuesve të PSD. Edhe socialistët janë bërë me ne. Ne në Shkodër do kemi sërish zgjedhje të parakohshme në bashki, por ne nuk do t’ia lëmë bashkinë Sali Berishës. Bashkinë do ta ketë sërish Partia Socialiste por jo me njerëz të korruptuar si Beneti. Pa PSD nuk do të fitohen kurrë as bashkitë e Shkodrës, as Vau i Dejës, as Malësia e Madhe.
Kreu i PSD tregon se Benet Beci është i filmuar teksa diskuton shitblerjen e votës me kandidatët e tjerë socialistë dhe i bën thirrje SPAK ta hetojë këtë krim zgjedhor.
“Drejtori i spitalit të Shkodrës, u kërkon punonjësve: në fletën e votimit nuk do të vendosësh kryq por plus dhe kështu e dijmë ne se ke votuar PS. O të mjerë, si mendoni se i bëni kështu presion popullit të Shkodrës për të mos votuar? O i mjerë, unë të solla në këtë bashki. O hajdut!
Pas zgjedhjeve do të shkosh në burg. “Benet Strajca” një ditë kishte mbledhur krerët e bashkive dhe kandidatët për deputetë dhe e kanë filmuar Benetin. I thotë: Po bleni votat e socialistëve!
Ky është krim zgjedhor dhe këtë do t’ia dorëzojmë SPAK-ut.
Deputeti Frrok Gjini i thotë: o Benet ka ardhur Çim Sterkaj të blejë vota tek djali i axhës tim. Çfarë po bëhet kështu? Kështu duan këta t’i marrin mandatet?!
Iu bëj thirrje socialistëve dhe demokratëve të votojnë PSD. Ne jemi mbështetës të Partisë Socialiste, por nuk mbështesim ministrat e korruptuar që do të shkojnë në burg prapë nesër. Vetë kryeministri dhe kryetari i tyre ka thënë që unë nuk jam avokati i atyre që bëjnë korrupsion. Dhe ne për këtë po flasim!
Pa ne nuk ka mazhorancë. T’i bëjnë llogaritë si të duan Partia Socialiste sepse me Sali Berishën, ne s’kemi lidhje.”
Para qytetarëve të Vaut të Dejës, Doshi tha se PSD është e vetmja alternativë për shqiptarët pasi ka një program të qartë për shtresat në nevojë.
- “Të humbas unë zgjedhjet, si të bjerë borë në maj”/ Berisha bëhet hit në rrjet, ditën e disfatës bora zbardhi Veriun - 17/05/2025
- “Evropa në Tiranë: Unitet dhe Veprim i Përbashkët për një Kontinent më të Sigurt dhe më të Bashkuar” - 16/05/2025
- Liderët e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis! Zbulohet arsyeja - 16/05/2025