Humbje që le një shije shumë te keqe. Disfata e Luksemburgut mund të peshojë shumë në sezonin e ri të Tiranës në shumë mënyra. Javën deri në ndeshjen e kthimit, ambjenti bardheblu do ta përjetojë me jo pak ankth edhe pse formula e re ku goli jashtë fushe vlen pothuajse dyfish nuk është më në fuqi dhe ky fakt e favorizon jo pak ekipin e Shehit në ndeshjen e kthimit.
Një rast i pastër i Xhixhës në pjesën e dytë, gjithsesi është shumë pak për të ngrihur ambjentin që me siguri do ta mbështesë skuadrën edhe në sfidën e kthimit, ashtu siç bëri një pjesë e madhe e ultrasve bardheblu të cilët përshkuan mijëra km për të ndjekur ekipin e zemrës në cepin tjetër të Europës.
Humbja 1-0 djeg jo pak, por më shumë se shifrat vret fakti që Tirana nuk bëri pothuajse asgjë për ta fituar ndeshjen, madje bëri pothuajse gjithçka për ta humbur, ndaj një kundërshtari modest në fushë dhe në letër aq sa lojtarët zevendësues mund të konsideriohen zgjedhje të dyta edhe në kombëtare të dorës së tretë si psh. Burkina Faso.
Pa Limajn në mesfushë por mbi të gjitha pa një vizion të qartë si të depërtojë mbrojtjen kundërshtare, kampionët e Shqipërisë duhet të bëjnë gjithçka ndryshe në ndeshjen e kthimit, në të kundërt sezoni mund të shkatërrohet ende pa filluar. Mbi të gjithë, janë Seferi dhe Xhixha që duhet të shtojnë një ose dy marshe më shumë, në të kundërt, muzika Champions nuk do të ndryshojë.
- Balla publikon pamjet nga plazhi i Divjakës: Pastrimi i vijës bregdetare me makineri të teknologjisë së fundit - 11/07/2022
- Të bllokuar midis kufirit të Thethit e Valbonës, shpëtohen 3 turistët çek, Manastirliu publikon pamje - 11/07/2022
- Publikon fotot e shkollës, deputeti Korreshi ironizon Ministren Kushi: Vetëm për fushatë e përdorin - 11/07/2022