9.5 C
Tirana
04 / 11 / 2024

Tirana gati të presë Sekretarin e Jashtëm britanik! Cameron takon sot Ramën e Begajn

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Kameron (Cameron) do të vizitojë sot Tiranën. Kjo është vizita e parë e tij në vendin tonë.

Ndërkohë kryeqyteti është stolisur me flamuj të Britanisë së Madhe, një poster gjigand i sekretarit britanik është vendosur në godinën e  Universitetit Politeknik.

Kameron mbërrin në vendin tonë rreth orës 11:00 në Aeroportin Nene Tereza, ku do te pritet nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Në orën 12:00, Kameron do të takohet me Kryeministrin Edi Rama për t’i lenë vendin më pas një konference për mediat.

Pas takimit me kryeministrin, Kameron do të takohet me kreun e Shtetit, Bajram Begaj, rreth orës 14:30.

Në fokus të vizitës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak  pritet të jetë çështja e emigranteve, zbatimi i marrëveshjes mes dy qeverive si dhe rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe.

Kujtojmë se disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x