Fjalimi i Donald Trump në Kongresin amerikan u shoqërua dhe me tensione, pasi kongresmeni demokrat, Al Green filloi të kritikonte presidentin.
Duke tundur bastunin që mbante dhe duke bërtitur “ai nuk e ka mandatin popullor”, kongresmeni demokrat bërtiti në sallë pavarësisht fjalëve të presidentit që të ndalonte.
Ky qëndrim i Al Green detyroi presidiumin të kërkonte largimin e tij nga salla. Ai tha për NBC se kur dëgjoi presidentin Trump t’i referohej mandatit popullor, u ndje keq.
“Ai nuk ka mandatin popullor dhe sigurisht që nuk ka mandatin për të hequr kujdesin shëndetësor nga të varfërit,” shtoi Green.
Përveç reagimit të fortë të Green, pati protesta nga ligjvënës të tjerë demokratë, të cilët ose u veshën në rozë për të treguar mospajtimin e tyre me qëndrimin e Trump për gratë.
Disa u shfaqën me tabela të zeza ku shkruhej “Save Medicaid” dhe “False”, disa mbanin bluza që shkruanin “nuk ka mbret këtu”, e disa të tjerë u larguan nga salla ndërsa presidenti amerikan po fliste.
- Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën - 12/05/2026
- Kaosi te Reali i Madridit/ Perez nuk largohet, presidenti i “Los Blancos” thërret zgjedhje të parakohshme në klub - 12/05/2026
- Trump niset drejt Kinës, kërcënon Iranin dhe sulmon gazetarët gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë - 12/05/2026