16.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

“Ti je turpi i këtij Parlamenti, qepe gojën” – Debate të ashpra Vokshi- Ndreca- Metaj- Vasili: Ti nuk vlen as sa një vend parkimi

Komisioni për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë, ka pasur debate të forta dhe këtë të hën.

Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi mbajti një fjalë të gjatë në hapje, pa u dhënë mundësi anëtarëve të komisionit të merrnin fjalën as për procedurë.

Më pas sapo Plarent Ndreca mori fjalën ajo filloi debatin me të duke e ndërprerë.

Ajo tha se Plarent Ndreca ka hall nëse do të shkojë në SPAK me këmbët e veta apo me avokat.

Vokshi tha se lista e deputetëve të Durrësit është bërë nga bandat.

Albana Vokshi: A jeni në tërezi apo jo. Nuk bëhet kështu mbledhja. Rendin e ditës e bën kryetarja.

Plarent Ndreca: E bën mbledhjen ¼ e anëtarëve. Po bën presion. Nuk ma ndjen hiç se çfarë thua. Ju e keni penguar Komisionin. Ne kemi pritur gjithmonë me shumë durim.

Albana Vokshi: Si të vijnë mbrapa këta ty. Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo do marrësh avokat? Ky është halli. Lista e Durrësit ka gjysmën e deputetëve në burg. Lista është bërë me urdhër të bandave.

Plarent Ndreca: Ne SPAK nuk e konsiderojmë organizatë kriminale, ndryshe nga ju.

Ilir Metaj: Zonja Kryetare, në hapje të mbledhjes dëgjuam për rreth 21 minuta monologun tuaj, ku folët për politikën e brendshme, të jashtme, gjeopolitikën dhe astrologjinë. Dhe e bëtë në një qetësi biblioteke. Në fakt kjo duhet të ishte normale sa herë që merr fjalën dikush nga ne për të shprehur opinionin e tij.

Fatkeqësisht kjo nuk ndodh, sepse sa herë një nga kolegët e krahut tim merr fjalën, kalohet direkt në stërvitje ushtarake.

Në monologun tuaj të gjatë, ku nëse fjalët do të ishin kilometra, tashmë do kishit bërë një xhiro rreth e rrotull botës, ju nuk gjetët as pak sekonda kohë për të bërë më minimalen e njerëzores dhe institucionales: t’i kërkonit ndjesë koleges Milva Ikonomi për dhunën fizike që ushtroi në mbledhjen e fundit të komisionit, kolegu i partisë tuaj.

Ju nuk e bëtë as tani, dhe prandaj çdo fjalë që thatë këtu për etikën e transparencën, është asgjë veçse hipokrizi cinike e hidhur…

Ndërhyn Petrit Vasili pa mikrofon.

Ilir Metaj: Mos më ndërprit. Kupton që ti ekziston vetëm për t’ju kujtuar shqiptarëve sa keq mund të shkojë politika.

Do mbahesh mend në histori si deputeti më pak i votuar i parlamentit shqiptar. Edhe një vend parkimi aty jashtë, merr më shumë interes njerëzish sesa ty. Pra qepe!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x