Media britanike The Mirror ka raportuar sot në lidhje me vdekjen e shefit të mercenarëve të Wagner, duke thënë se ky i fundit mund të mos ketë ndërruar jetë ditën e djeshme pas rrëzimit të avionit të tij privat.
Autoriteti rus i Aviacionit Civil zyrtarisht deklaroi se Prigozhin dhe njeriu i tij i afërt Dmitry Utkin ishin në bordin e avionit, ndërsa kanali Telegram Grey Zone i lidhur me Wagner, tha gjithashtu se trupi i liderit të tyre u gjet në rrënoja.
Kujtojmë se pasi miliarderi 62-vjeçar drejtoi një grusht shteti kundër pushtetit të Vladimir Putin dy muaj më parë dhe ishte paralajmëruar se jeta e tij ishte në rrezik.
Megjithatë një ekspert ka pretenduar se Prigozhin mund të mos ketë qenë në bord, edhe pse emri i tij figuronte në listën e pasagjerëve. Keir Giles, Konsulent i Lartë i Programit për Rusinë dhe Eurazinë, Chatham House, i tha US Mirror që “të mos habiten nëse ai shfaqet së shpejti në një video të re nga Afrika”.
“Është bërë e ditur se në bord ishte një pasagjer me emrin Yevgeniy Prigozhin. Por dihet gjithashtu se disa individë kanë ndryshuar emrin e tyre në Yevgeniy Prigozhin, si pjesë e përpjekjeve të tij për të fshehur udhëtimet e tij”, shpjegoi Giles.
“Pra, derisa të dimë me siguri se është Prigozhin i duhuri, le të mos habitemi nëse ai shfaqet në një video të re nga Afrika”, theksoi ai.
- Protestat, ambasadorja e BE: Dhuna nuk mund të jetë mënyra e shprehjes së pakënaqësive - 30/10/2026
- Këngëtarja e njohur Evi Reçi dhe Bora Faira i japin Shqipërisë çmimin e parë në Cannes - 30/10/2026
- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla dhe ministri Svelça nuk japin dorëheqjen: Na lejoni të bëjmë punën tonë - 30/10/2026