23.5 C
Tirana
10 / 10 / 2024

Tha se i manipuluan intervistën/ Moderatorja reagon sërish: Nuk kam thënë kurrë që më ka ngacmuar një ish-drejtor

Gazetarja Kostana Morava ka bërë një akuzë të fortë ndaj emisionit ‘Se Luan Topi’ të moderatores Erjona Rusi. Morava i akuzon se në intervistën e saj kanë ndërhyrë, duke e shkurtuar dhe duke e montuar, për të hequr pjesët thelbësore të intervistës.

Në reagim Kostana thekson faktin se ishte e ftuar në intervistë për të folur në lidhje me fëmijërinë e saj dhe për sfidat që ka kaluar në jetë, nga 4 operacionet që ka bërë si fëmijë dhe për vështirësitë e divorcit që ka kaluar. Ndërkohë që sipas gazetares Morava, intervista është montuar në media, duke i vendosur një titull për ngacmimet seksuale në punë. Sipas Moravës, intervista e saj është përdorur për të marrë klikime dhe për të “larë gojën” se trajtojnë abuzimet seksuale në media.

Postimi:

SQARIM PUBLIK.
TOP CHANNEL dhe ERJONA RUSI kane genjyer publikun dhe mua me titullin pornografik qe i kane vene intervistes time.

Nuk kam thene kurre qe me ka ngacmuar nje ish drejtor.
Gazetarja Erjona Rusi ka genjyer publikisht duke vendosur nje titull te pavertete. Une kam dhene interviste ku flas per jeten time nga e cila Erjona Rusi ka prere mbi 20 min te intervistes. Me ka pyetur a ka ngacmime ne tv dhe kam thene qe drejtuesit e mediave i ngacmojne grate.
Me ka genjyer qe ne fillim kur me ftuan. Me kane thene qe do flas per jeten time dhe me kane shkurtuar mbi 20 min te intervistes. Nuk me kane thene kurre qe do pyetem si ne prokurori per ngacmimet sexuale ne pune. Nuk me kane vene ne dijeni per titullin abuziv dhe te genjeshtert qe i kane vene intervistes.

Abuzimi dhe turpi me i madh ne kete rast qendron ne faktin qe une i kam shkruar si Erjones ashtu edhe gazetares se saj perpara se intervista te publikohej qe te kene kujdes me titujt, te mos abuzohet, sepse vec imazhit tim, meraku im eshte pasojat psikologjike tek djali im adolesht qe tashme u be pjese e ndyresise se ketyre me siper.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x