18.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Tërmeti shkatërrues/ Qeveria shqiptare miraton ndihmën prej 1 milion euro për Turqinë

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj jave ndihmën e Shqiperisë për tërmetin në Turqi në vlerën e 1 milion euro.

Vendimi për donacionin 1 milion eurove nga qeveria shqiptare, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në Turqi, u bë me dije nga kryeministri Rama gjatë një bisede telefonike me një televizion turk.

Në emisionin dedikuar mbledhjes së donacioneve për tërmetin, Rama dhuroi në emër të shqiptarëve shumën prej 1 mln euro.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë tha se Shqipëria nuk e harron ndihmën e dhënë nga Ankaraja kur u prek nga tërmeti i vitit 2019.

“Nuk do të harrojmë çfarë bëri presidenti Erdogan për vendin tonë në tërmetin e 2019. Ne do të jemi me popullin turk. Ne si popull shqiptar duam të dhurojmë 1 milion euro”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x